Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim miqësor kancelarin e Organizatës së Ambasadorëve të Paqes Botërore, Giuseppe Prete.
Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e njoftoj z. Prete rreth sfidave dhe të arriturave të komunës në sfera të ndryshme. Gjithashtu u diskutua edhe për fillimin e bashkëpunimit me regjionin e Kalabrisë, konkretisht binjakëzimin me të.
Përndryshe, kryetari Haliti është ambasador i shumëfisht i Paqes.
Në fund të takimit z. Prete e ka nderuar kryetarin Haliti, me një mirënjohje.