Konferenca e 107-të Ndërkombëtare e Punës, ILO-së nga 28 maj deri më 8 qershor 2018. Sesioni i këtij viti me pjesëmarrje mbi 4000 përfaqësues të Qeverive, Sindikatave dhe Punëdhënëseve me delegatë nga e gjithë bota, për të diskutuar çështjet më urgjente që ballafaqohen me botën e punës. Ishte nder të takohem me z. Guy Ryder drejtorin gjeneral të ILO-së dhe delegacione nga shumë vende në konferencë. Prioritet Lobimi – diplomacia Publike dhe Ekonomike, që Kosova të ftohet për 100 vjetorin jubilar të Organizatës Ndërkombëtare e Punës në Gjenevë🇨🇭
Falënderoj për prezence aktive z. Mevaip Abdiu, drejtorin nga TV KOHA dhe i vetmi medium shqiptar nga Tetova i akredituar në Konferencë.