Samiti i Paqes në Prishtinë

Kënaqësi e jashtëzakonshme të moderoja Samitin Ndërkombëtar të Paqes të organizuar për herë të parë në Prishtinë nga Organizata Botërore e Ambasadorëve të Paqes –WOA për Evropë.
Në këtë Samit, ishte i pranishëm Kancelari Evropian Cav Giussepe Prete – WOA, si dhe shumë përfaqësues të tjerë nga vende të ndryshme, si nga Shqipëria, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Samiti i Paqes në Prishtinë kishte për qëllim afirmimin e vlerave paqësore kudo në botë dhe të pranishmit në këtë Samit ishin të bashkuar për të krijuar hapa veprues drejt paqes.
Bashkë për ndikim pozitiv në botë! ❤️